zoom

Aktualitet

Tentoi të grabiste një argjendari në Shkodër, arrestohet pas disa muajsh në arrati 29-vjeçari me dy identitete! Maska silikoni dhe… Çfarë iu gjet

Tentoi të grabiste një argjendari në Shkodër, arrestohet pas disa muajsh në arrati 29-vjeçari me dy identitete! Maska silikoni dhe… Çfarë iu gjet

Pas disa muajsh arrati, policia ka arrestuar në Tiranë një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprash kriminale, përfshirë tentativën për të vjedhur një argjendari në Shkodër.

Më 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, 29-vjeçari Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci) tentoi të vidhte argjendarinë në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Ai u vu në kërkim nga autoritetet dhe u lokalizua ditën e djeshme në lagjen “5 Maji”, ku u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi, që e përkrahën gjatë arratisë.

Në momentin e arrestimit iu gjet kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë pa leje, dy maska silikoni, municion luftarak, tri pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë kartëmonedha false, si dhe një sasi parash në lekë dhe aksesorë të ndryshëm.

Dy personat që udhëtonin me të në automjet, 21 dhe 19 vjeç, u arrestuan për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identikiti”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

Lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.

Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.

Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.

Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).

Arrestohen për përkrahje të 29-vjeçarit, 2 shtetasit që lëviznin me të, në automjet, në momentin e kapjes.

Në kuadër të operacionit “Identikiti”, shërbimet e DFPO-së, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, dhe të Komisariatit të Policisë nr 4, Tiranë, bazuar në informacionet e marra, kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, dhe vunë në pranga shtetasit F. B. alias F. B., 29 vjeç, Xh. D., 21 vjeç dhe E. E., 19 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B. alias F. B. u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular.

Ndërkaq, në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. D. dhe E. E., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ishin pasagjerë në automjetin e të kërkuarit, në momentin e ndalimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura