zoom

Aktualitet

Tentoi të abuzojë me një 25-vjeçare greke, trondit vajza e shqiptarit: Babai më p*rdhunoi kur isha 7-vjeçe, mami e dinte

Tentoi të abuzojë me një 25-vjeçare greke, trondit vajza e shqiptarit: Babai më p*rdhunoi kur isha 7-vjeçe, mami e dinte

Detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me akuzat për tentativë përdhunimi të një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në zonën e Kypseli, në Greqi, nga një 64-vjeçar shqiptar.

Vajza biologjike e 64-vjeçarit ka dalë publikisht duke e akuzuar se e ka abuzuar seksualisht kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe.

Në një intervistë për televizionin MEGA, e reja ka rrëfyer se abuzimi ka ndodhur në banesën e tyre në Shqipëri, në një moment kur familjarët e tjerë nuk ndodheshin në shtëpi. Ajo ka deklaruar se nuk e denoncoi ngjarjen për shkak të frikës, ndërsa sot, sipas saj, nuk mban asnjë marrëdhënie me të atin.

Sipas dëshmisë së saj, kur ia ka përmendur ngjarjen gjatë një debati, 64-vjeçari ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ajo po sajonte historinë. E reja ka pohuar gjithashtu se për vite me radhë e ka mbajtur sekret atë që e cilëson si makth, ndërsa kur vendosi të flasë, pretendon se familjarët nuk e mbështetën. Sipas saj, edhe nëna kishte dijeni për ngjarjen, por nuk ndërhyri.

Ndërkohë, 64-vjeçari akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së saj në Kypseli. Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet greke po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiaris, ka rrëfyer momentet kur, sipas saj, e gjeti të dyshuarin mbi vajzën e saj dhe ndërhyri duke e goditur me një tigan në kokë për ta larguar. Ajo ka bërë të ditur se ekzaminimi mjeko-ligjor nuk konstatoi përdhunim, një rezultat që, sipas saj, ishte i papritur.

Sipas mediave greke, 64-vjeçari konsiderohej person i besuar nga familja, pasi i ndihmonte me blerjet dhe ishte njohur me nënën e vajzës në ambientet e një kishe. Raportohet gjithashtu se 25-vjeçarja ka një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara.

Postime të lidhura