zoom

Bota

Tensionet me Iranin, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Lindjes së Mesme

Tensionet me Iranin, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford, është urdhëruar të largohet nga Deti i Karaibeve dhe të drejtohet drejt Lindjes së Mesme, në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një veprimi ushtarak kundër Iran.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat citojnë burime të njohura me planet e administratës. Lëvizja e aeroplanmbajtëses u publikua fillimisht nga The New York Times.

Me këtë zhvendosje, numri i aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon pritet të shkojë në dy, në një kohë kur United Statespo rrit presionin ndaj Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, edhe aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Lindjen e Mesme prej më shumë se dy javësh, duke forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.

Postime të lidhura