Aplikacion
Pas tensioneve të vazhdueshme në radhët e Partisë Demokratike, Çim Peka, drejtuesi i televizionit të familjes Berisha, e ka cilësuar Flamur Nokën si një figurë me nivel të ulët intelektual në krahasim me kreun e partisë, Sali Berisha.
Gjatë një emisioni ku ishte i ftuar Berisha, Peka deklaroi se betejat brenda partisë historikisht janë zhvilluar mes dyshëve të PD-së dhe jo individëve të vetëm, duke përmendur figura si Neritan Ceka, Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi.
Ai theksoi se diferenca intelektuale mes “njëshit” dhe “dyshit” është më e dukshme sot, duke i dhënë atyre të drejtë për të folur.
“Edhe kundërshtari juaj më i madh nuk ka thënë se ju nuk jeni intelektual, sepse Sali Berisha qëndron lart si intelektual. Beteja në PD gjatë 35 viteve ka qenë kryesisht për dyshët, jo për njësitë. Dyshi i PD-së, nga Neritan Ceka tek Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Bamir Topi, nuk ka pasur krahasime intelektuale të mëdha me njësitë, por sot diferenca intelektuale mes njësitë dhe dyshit është e dukshme, dhe kjo u jep atyre të drejtë të flasin.”
Berisha shmangu komentet direkte mbi Nokën, duke theksuar se nënkryetarët e PD-së janë “numrat dy” të partisë dhe se secili prej tyre është intelektual në fushën e vet./Zoom.al