zoom

Lajme

Tensione në shtëpinë e Big Brother/ Greta pështyn Juelën

Tensione në shtëpinë e Big Brother/ Greta pështyn Juelën

Në Prime-n e së martës, banorja Juela u përball me sfidën e Kutisë së Pandorës, e cila e detyroi të zgjedhë disa prej banorëve që do të vendosen në nominim.

Ajo vendosi të përfshijë Selinën, Gimbon dhe çiftin Greta-Rogert, duke krijuar një situatë të tensionuar në shtëpi. Njëri prej të nominuarve do të largohet nga shtëpia këtë të shtunë.

Zgjedhja e Juelës shkaktoi reagime të forta tek banorët e prekur. Debati filloi menjëherë pas Prime-t dhe vazhdoi edhe gjatë mëngjesit të ditës së pasueshme.

Greta, e irrituar nga vendimi dhe nga disa veprime të Rogertit, e akuzoi atë për prekje të papërshtatshme. Më pas, ajo iu drejtua Juelës dhe e pështyu në fytyrë, duke shkaktuar një moment kaosi në ambientet e BB VIP.

Banorët e tjerë ndërhynë shpejt për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve, ndërsa Juela tentoi të largohej nga përplasja./ Zoom.al

Pjesë nga debati:

Greta: Po si i fut duart në vithe?

Rogerti: Jo, jo.

Greta: O manjak!

Rogerti: Më vrave.

Juela: Vazhdo, bravo, jepi Greta.

Greta: Duart jo te vithet e mia. Duhet t’i fusësh te Juela, ok?

Rogerti: Mora ujin, moj.

Juela: Kush të preku? Ik moj e turpshme!

Greta: O zhulse.

Selin: O Greta mos, o Juela mos.

Rogerti: Ça bëri, a i ra?

Postime të lidhura