Aplikacion
Në Qendrën e Zgjedhjeve KZAZ nr. 40, e vendosur në Shkollën “Sami Frashëri”, është shënuar një përplasje mes vëzhguesve të Partisë Mundësia dhe anëtarëve të komisionit.
Shkak është bërë tentativa për të shpallur të pavlefshme tre fletë votimi të kësaj partie, edhe pse ato mbajnë dy vulat zyrtare të komisionit zgjedhor. Argumenti i përdorur është se fletët kanë një ngjyrë më të zbehtë se zakonisht.
Ngjarja është raportuar menjëherë te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe kandidati i Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Ai ka kërkuar që fletët të mos preken dhe të numërohen, duke theksuar se ato i përkasin qytetarëve dhe jo komisionit.
Situata është tensionuar kur policia është thirrur nga KZAZ për të larguar vëzhguesit e Partisë Mundësia, me arsyetimin se po pengonin procesin e numërimit. Vëzhguesit, nga ana e tyre, kanë deklaruar se janë ndjerë të provokuar dhe nuk kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.
“Jepi fletët! Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve!”, thotë Shehaj, duke e akuzuar komisionin për mungesë transparence dhe tentativë për manipulim.
Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.
KZAZ: Faleminderit për edukatën.
Shehaj: Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë./ Zoom.al