Aplikacion
Temu, një kompani shitjesh me pakicë në internet, me bazë në Boston, që ndan të njëjtin pronar me atë të kompanisë kineze të tregtisë sociale Pinduoduo bëri debutimin e saj në Super Bowl, ditën e diel.
E gjitha funksionon si një dyqan online – nga mallrat e shtëpisë, veshjet apo pajisjet elektronike.
“Ndjehuni sikur po shpenzoni duke blerë shumë gjëra, por me çmim të ulët”- është filozofia e kompanisë.
Rrobat e banjës së një gruaje në Temu kushtojnë përgjithësisht 6,50 dollarë, ndërsa një palë kufje me valë 8,50 dollarë.
Këto çmime çuditërisht të ulëta – të paktën sipas standardeve perëndimore – kanë sfiduar Shein-in, që ofron gjithashtu një përzgjedhje të gjerë veshjesh dhe mallrash shtëpiake të lira dhe ka bërë një depërtim të rëndësishëm në tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Sipas Coresight Research, Shein konsiderohet si një nga konkurrentët e Temu-s, së bashku me Wish dhe Alibaba’s AliExpress./ Zoom.al
Ende e duan njëri-tjetrin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në dyshime për divorcin e tyre