zoom

Slider

Telenovela Lukaku vazhdon… belgu do të kthehet në Itali si “Djall”

Pavarësisht afrimeve të shumta të realizuara këtë verë, duket se merkato e Milan-it nuk është mbyllur ende.

“Djalli” është në kërkim të një sulmuesi, që do ta mbante denjësisht rolin e Giroud, në raste se francezi do të ketë nevojë për zëvendësim.

Mediat italiane raportojnë se agjenti i Romelo Lukaku-t, Sebastien Ledure, ka propozuar emrin e belgut te drejtuesit e Milanit.

Me Chelsea-n që nuk e ka në plan dhe Juventusin që po duket gjithmonë e më larg sulmuesit, agjenti Sebastien Ledure, ka trokitur sërish në derën e Milan-it duke propozuar “Big Rom”.

Megjithatë, ai nuk është një profil në përputhje me kufirin e pagave të “kuqezinjve”, ai fiton 12 milionë euro në sezon, shifër që te “Djalli” nuk i afrohet asnjë lojtar. /zoom.al/