zoom

Të gjitha

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm te karriera”/ Einxhel gati të bëhet nënë

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Dj Dagz. Teksa shumë ishin skeptikë se romanca e tyre do të zgjaste jashtë, ata u treguan të gjithëve se kanë gabuar.

Madje duket se tani ish-banorja e BB VIP është e gatshme që të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Këtë e ka zbuluar vetë Einxhel e cila në “Goca dhe Gra” u shpreh se edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm te karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tone”, shtoi Shkira./L.K

/Zoom.al