zoom

Aktualitet

Të shtënat në Kombinat/ Arrestohen dy persona. Momenti kur i riu zbret nga makina me armë në dorë (VIDEO)

Të shtënat në Kombinat/ Arrestohen dy persona. Momenti kur i riu zbret nga makina me armë në dorë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti.

Nga hetimet rezulton se pas një konflikti për motive të dobëta, një 28-vjeçar ka hapur zjarr ndaj makinës ku ndodheshin dy persona, duke rrezikuar jo vetëm ata, por edhe kalimtarë të rastësishëm. Për fat të mirë, të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në pranga kanë rënë autori, Oltjon Asllani, 28 vjeç, si edhe Serxhi Bajza, 30 vjeç, i cili drejtonte automjetin nga ku u qëllua.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe katër persona të tjerë, mes tyre dy të ndodhur në automjetin e sulmuar, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin fizik që parapriu ngjarjen.

Policia ka sekuestruar makinën e autorëve, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit./ Zoom.al

Postime të lidhura