Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabiej në Shkodër. Zoom.al mëson se disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në trotuar, në një prej rrugëve kryesore të Shkodrës. Palët e përfshira kanë qëlluar duke rrezikuar edhe kalimtarë të tjerë./ Zoom.al
U qëllua në krye të detyrës, ky është efektivi i policisë që u vra nga ish-ushtaraku