Aplikacion
Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në Mamurras.
Një person u qëllua në lagjen “Zef Hoti”, duke marrë një plumb në dorë.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin./ Zoom.al


