zoom

Ide & Blog

Të shpjegojmë paketën e rezistencës…

Rritja e pagës minimale

Për 220.000 punonjës që paguhen me pagë minimale rroga do të rritet nga 30.000 lek në muaj në 32.000 lek .

Qeveria mbledh 27.9% sigurime shoqërore mbi çdo lek shtesë të pages bruto. Shtesa prej 2.000 lek e pagës minimale për 220.000 punonjës, shton të ardhurat 9 mujore në buxhet me 1.1 miliard lek .

Ndërkohë që rritja neto e pagave për 220.000 punonjës për 9 muaj do të jetë rreth 3.5 miliard lek .

Të dy këto shuma (4.6 miliard) do të përballohen nga biznesi duke rritur koston e këtij të fundit. Kuptohet në kapitalizem biznesi nuk zvogëlon fitimet, por do të përpiqet të përçojnë qoftë edhe pjesërisht këtë rritje tek rritja e mëtejshme e çmimeve. Nëse nuk mundet të rrisë çmimet do të shkurtojnë kostot duke përfshirë edhe ato të punësimit, duke filluar me më pak të kualifikuari, pra shtresat me vulnerable.

Thikë me dy presa kjo puna e rritjes së pagës minimale për ekonominë, por padyshim me të ardhura shtesë për buxhetin .

Është paketa e rezistencës së qeverisë apo ekonomisë?

Ps. Nuk po flas për produktivitetin për punëtor ….. Koncept shkencor i vështirë në kohë rezistence !