Aplikacion
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re balistike me rreze të mesme veprimi e shtetit të tij, e cila është e aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet, përfshirë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi më herët gjatë javës kur Rusia e sulmoi me këtë raketë Ukrainën. “Ne do të […]
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci po hetohet nga SPAK për një tender energjie të bërë në kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Beci dyshohet se është implikuar në aferë, duke bashkëpunuar me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëshortja e të cilit në vitin 2020 kryente detyrën e kryetares së Komisionit […]
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit. Si pasojë e vërshimit të ujërave, ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash […]
Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka krijuar probleme thuajse në të gjitha fshatrat e Bashkisë Shkodër. Sipas komunikimeve me banorë të zonës mësohet se probleme janë regjistruar nga Njësia Administrative Shalë deri në atë të Anës së Malit. Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat e Njësive : Shalë, Shol, Pult […]
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e kësaj të premteje në fshatin Drogot të bashkisë së Belshit. Një makinë, që drejtohej nga 21-vjeçari Henrik Xherimeja, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Bashkë me 21-vjeçarin, në mjet udhëtonin edhe Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit pësoi dëmtime në kokë dhe u transportua me […]
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë. […]
Disa lëkundje tërmeti u regjistruan këtë të premte në vendin tonë. Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) raportoi se epiqendra ishte në Detin Adriatik me thellësi 15 kilometër dhe se magnituda e tërmetit ishte 3.2 i shkallës Rihter. Nga të dhënat e deritanishme, nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale të shkaktuara nga lëkundjet […]
Një person humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në vend. Në Bulqizë, në rrugën Ura e Çernecit – Librazh, një fuoristradë doli nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj. Si pasojë e rrokullisjes së automjetit, humbi jetën drejtuesi Kujtim Beqiri, 64 vjeç, dhe u […]
14-vjeçari Luis Meçja vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës, pas plagëve që mori në trup gjatë sherrit me thikë, ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani. Këtë të premte Luisi u surprizua nga shokët e Martinit dhe lojtarët e skuadrës ku aktivizohej 14-vjeçari. Ata i shkuan në spital Luisit për t’i […]
Gazetari Osman Stafa bëri një denoncim të fortë për një urdhër që ka ndaluar Martin Canin të merrte shërbim mjekësor në QSUT, edhe pse ishte vetëm pak minuta larg nga vendi i ngjarjes. Sipas Osman Stafës, goditja që Martini mori në zemër me thikë mund të ishte trajtuar në mënyrë të specializuar vetëm në Kardiokirurgjinë […]