Aplikacion
Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.
Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6ballë.
Ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2ballë.