zoom

Aktualitet

EMRAT/ Mjeti del nga rruga në Belsh, plagoset rëndë në kokë pasagjerja

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e kësaj të premteje në fshatin Drogot të bashkisë së Belshit.

Një makinë, që drejtohej nga 21-vjeçari Henrik Xherimeja, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Bashkë me 21-vjeçarin, në mjet udhëtonin edhe Saimir Kamberaj dhe Paula Mema.

Kjo e fundit pësoi dëmtime në kokë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Postime të lidhura