Aplikacion
Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i futbollit amerikan, Travis Kelce, janë martuar zyrtarisht në një ceremoni plot yje, të drejtuar nga komediani Adam Sandler.
Çifti ishin veshur me marken Christian Dior dhe zgjodhën të mos kishin shoqëruese nusesh dhe shoqërues dhëndri. Në vend të kësaj, vëllai i këngëtares, Austin Swift, shërbeu si shoqëruesi i saj i nderit, dhe futbollisti amerikan në pension, Jason Kelce, ishte shoqëruesi i dhëndrit.
Eventi në Madison Square Garden mbylli një nga korridoret më të ngarkuara të Manhattanit dhe nxori në pah yjet e Hollivudit për atë që me shumë mundësi ishte festa e shekullit.
Aktorët Hugh Grant dhe Jason Sudeikis, këngëtari Benson Boone dhe modelja Gigi Hadid ishin ndër të parët që mbërritën.
Turma fanash u mblodhën jashtë gjatë gjithë ditës të premten, disa këndonin melodi të Swift dhe mbanin veshje koncerti, ndërsa të tjerë u ngjitën në skela duke shpresuar të shihnin më mirë festimet.
Festimi në arenë filloi të enjten me një event shumë më të vogël, ku mendohej se do të merrnin pjesë rreth 100 persona.
Të premten, një event shumë më i madh çoi në ngritjen e një tendë jashtë arenës që u dyfishua në madhësi.
Në Madison Square Garden ndriçoi tabela gjigande rreth kompleksit ku shkruhej “JUST&T MARRIED” – një përkujtim për emrat e Taylor dhe Travis.
Çifti zgodhen për ceremoninë e dasmës veshje të dizenjuara nga Jonathan Anderson, drejtor krijues i koleksioneve të grave, burrave dhe të modës së lartë të Dior, në bashkëpunim të ngushtë me nusen dhe dhëndrin.