Aplikacion
Nikollaq Neranxi, biznesmeni i frutave të thata, ka ilustruar në një video se si qeveria po godet biznesin e ndershëm.
Ai shprehet se bizneset po paguajnë taksa pafund dhe se çmimet e ujit, karburantit dhe energjisë elektrike janë strastosferike.
Nikollaq Neranxi thekson se në fund biznesi i ndershëm është një mjeran që shteti i merr të gjitha fitimet.
“Ky është realiteti i një biznesi që ka zgjedhur të punojë në mënyrë të ndershme. Paguan taksa pafund, ujë dhe energji elektrike, karburant me çmime stratosferike dhe në fund të vitit është thjesht një mjeran që shteti ia mori të gjitha fitimet”, shprehet ai ndër të tjetra.
Video është publikuar nga deputeti i PD, Flamur Noka.
“Një video që duhet parë. Ja si sakatohet biznesi nga shteti i Ramës! Le të shërbejë si një thirrje për të gjithë sipërmarrësit #shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, që përballen me një shtet grykës dhe arbitrar.
Sot në orën 18:00, përpara kryeministrisë!”, shkroi ai.
U lidhën dhe ndanë disa herë, Brikena dhe Mateo rrëfejnë “sekretin” e dashurisë së tyre