Aplikacion
I shpallur në kërkim nga SPAK si i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të Francesko Zumos, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, në një intervistë telefonike për Tv Klan shfaqet i habitur me këtë akuzë, për të cilën është informuar vetëm nëpërmjet mediave dhe jo në rrugë institucionale.
“Sapo u informova nga media, nga SPAK nuk kam asnjë informacion. As nga avokatët e mi nuk kam asnjë informacion”.
Taçi shpjegon se nuk ka asnjë lidhje me sipërmarrësin italian Zumo, por është kontaktuar nga një përfaqësues i tij, me të cilin po ashtu nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme, për ta ndihmuar për hapjen e një llogarie në bankat e nivelit të dytë në Tiranë, pa ju sugjeruar siç thotë asnjë emër.
“Fabio Petruccela, ekonomisti i këtij zotërisë, se njihja, më kontaktoi. Duke ditur që kam njohje të ndryshme, miqësi të ndryshme prej shumë vitesh me Italinë dhe më është kërkuar a ka në Shqipëri mundësi të hapim një llogari bankare. I thashë kam shumë vite i shkëputur nga shqipëria, nuk kam ndonjë njohje. Jo nuk kam sugjeruar fare. I kam thënë shko në Shqipëri, të gjithë bankat e nivelit të dytë operojnë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar, respektoni ligjet e shtetit shqiptar. Vetëm kaq, e ku është këtu grupi i strukturuar kriminal”.
Taçi shprehet i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.
“Jo ndodhem jashtë Shqipërisë. Absolitulisht do të vij në Shqipëri të përballem”.
Biznesmeni i cili dhe më parë ka pasur akuza të ndryshme nga organet e drejtësisë, të fundit për evazion fiskal, mendon se ka një inskenim me prapavijë politiko-ekonomike për ta dëmtuar, që po funksionon sipas tij dhe për akuzën e fundit të SPAK-ut.
“Ky persekutim vazhdon. Të lëshosh një urdhër arresti ndërkombëtar, apo qoftë kombëtar për një person që është kontaktuar nga një profesionist dhe ky profesionisti i kërkon një favor të hapesh një llogari dhe unë të njollosem, vazhdoj të njollosem si bashkëpunëtor i mafias, si grup i sturkturuar kriminal ky është kulmi. Jam pa fjalë”.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës