zoom

Aktualitet

Sunny Hill do të mbahet ne Prishtinë. Në Tiranë vetëm një edicion i veçantë në fund të gushtit

Sunny Hill ka qenë në vëmendjen mediatike të kohëve të fundit, pas lajmit së zhvendosjes së tij nga Prishtina drejt Tiranës.

Por Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë. Rama me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës, do të bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm në Prishtinë.

NJOFTIMI ZYRTAR
Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.
Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.
Institucionet qendrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.
Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Ky festival u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë.
dicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022 por polemika të shumta e shoqëruan këtë festival pas lajmit se do të zhvendosej në Tiranë.

Festivali ikonik i Prishtinës “Sunny Hill” do të organizohej në Tiranë për herë të parë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Dukagjin Lipa, me anë të një postimi. Festivali do mirëpriste disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore të cilët do të performonin në skenën shqiptare.

Menjëherë pas vendimit për zhvendosjen në Tiranë, pati reagime të shumta e pakënaqësi nga një pjesë e figurave publike në Kosovë.Në mes të gjithë zhurmës që u krijua në mediat vendase, edhe prestigjiozja amerikane “Billboard” i ka dedikuar një shkrim kësaj ngjarje. Më tej revista prestigjoze risjell në vëmendje disa deklarata të organizatorit, Dukagjin Lipa disa vite më parë ku deklaronte se ky festival ishte mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën.

Por tashmë, Sunny Hill” do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës. Në Tiranë mbetet të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht./ zoom.al/