zoom

Lajme

Sulmuesi i Real Madrid, Mbappe përfundon në spital

Sulmuesi i Real Madrid, Mbappe përfundon në spital

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është në spital me gastroenterit (inflamacion i zorrëve) pasi mungoi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube kundër Al-Hilal.

Kapiteni i Francës, 26 vjeç, mungoi në stërvitje të martën për shkak të etheve dhe nuk luajti të mërkurën kundër ekipit të Arabisë Saudite.

Real Madrid deklaroi se Mbappe ka “një rast akut të gastroenteritit” dhe u shtrua në spital për “një seri testesh”.

Gastroenteriti është një infeksion në zorrë që mund të shkaktojë të vjella dhe diarre.

Ndeshja e radhës e Real Madridit është kundër Pachuca të dielën.

Nuk ka asnjë tregues nëse Mbappe mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen.

Mbappe shënoi 43 gola në 56 ndeshje në të gjitha ndeshjer për Real Madridin në sezonin e tij të parë pasi u bashkua me një transferim të lirë nga Paris St-Germain.

Ky është kompeticioni i parë i Real Madridit nën drejtimin e Xabi Alonso, i cili zëvendësoi Carlo Ancelotti-n si trajner në fund të sezonit të La Liga-s.