Aplikacion
Ambasadorja amerikane Yuri Kim bën të ditur se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin rreth incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Kim shprehet se qëndron pranë aleatëve shqiptarë dhe kërkon zbulimin e përgjegjësive.
“Bisedova me Ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kingji dhe urova shërim të shpejtë për ushtarakët e plagosur mbrëmë në ruajtje të objektit të ushtrisë. Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë, ndërkohë që autoritetet investigojnë për të zbuluar faktet dhe të nxjerrin përgjegjësitë”, shkroi Kim.
I spoke w/🇦🇱 DefMinister @nikopeleshi & Chief of Defense Gen. Kingji to wish speedy recovery to the 2 soldiers injured last night while protecting 🇦🇱 military facility. We stand w/our Ally as authorities investigate fully to determine facts & hold accountable those responsible.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 21, 2022