zoom

Aktualitet

Sulme me armë dhe eksploziv në Paskuqan/ Kush është 37-vjeçari i rrezikshëm që u arrestua nga policia (EMRI+FOTO)

Sulme me armë dhe eksploziv në Paskuqan/ Kush është 37-vjeçari i rrezikshëm që u arrestua nga policia (EMRI+FOTO)

Identifikohet 37-vjeçari i arrestuar nga Policia e Tiranës për dy ngjarje kriminale në Paskuqan.

I arrestuari është shtetasi Perikli Doçi, banues në Paskuqan, i cili u ndalua pranë liqenit të zonës pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa. Pas ndërhyrjes së efektivëve, ai u neutralizua dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se 37-vjeçari mbante me vete një sasi lënde shpërthyese të gatshme për përdorim, rreth 10 litra lëndë djegëse, si dhe një armë zjarri me municion. Në momentin e kapjes, ai kishte vendosur një maskë silikoni për të fshehur identitetin.

Nga hetimet paraprake, rezulton se i dyshuari mund të jetë autor i dy episodeve kriminale të ndodhura në tetor të vitit 2025 në të njëjtën zonë. Në njërin rast, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese në rrugën “Besim Cera” dhe më pas ka djegur automjetin që kishte përdorur. Në ngjarjen tjetër, disa ditë më vonë, dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse në një banesë në “Unazën e Madhe”, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur nëse 37-vjeçari ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale./ Zoom.al

Postime të lidhura