zoom

Aktualitet

Stresi zbulon pse u arrestua Noizy

Stresi zbulon pse u arrestua Noizy

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, Stresi ka zbuluar detaje mbi ngjarjen që, sipas tij, ka çuar në këtë situatë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Stresi thotë se incidenti ka ndodhur verën e kaluar, në një diskotekë, ku ishin përfshirë Noizy dhe një shtetas zviceran me emrin Medi Iseni.

Ai ka publikuar gjithashtu imazhe të Mediut të dhunuar, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka përfunduar me konflikt fizik.

Sipas Stresit, Medi Iseni ka bërë denoncim në Zvicër pas përplasjes dhe kjo mund të ketë sjellë pasoja ligjore për Noizyn. Ai shton se vetë nuk ka udhëtuar më drejt Zvicrës që nga ajo kohë, nga frika se mund të kishte ndonjë kallëzim të hapur edhe ndaj tij.

“Shumë persona nuk e dinë të vërtetën e asaj nate… Por ja ku doli. Ai person kishte bërë denoncim dhe me sa duket ka ndikuar më vonë”, shkruan ndër të tjera Stresi, duke mos dhënë detaje shtesë për rolin e tij në incident./ Zoom.al

Postime të lidhura