zoom

Lajme

Stjuardesa tregon arsyen pse ekuipazhi i kabinës ulet mbi duar gjatë ngritjes dhe uljes së avionit

Stjuardesa tregon arsyen pse ekuipazhi i kabinës ulet mbi duar gjatë ngritjes dhe uljes së avionit

Një stjuardesë ka zbuluar arsyen e vërtetë pse ekuipazhi i kabinës ulet mbi duar gjatë gjatë ngritjes dhe uljes së avionit.

Henny Lim, një stjuardesë me linjën ajrore me bazë në Filipine, Cebu Pacific, shpjegoi në një video të publikuar në TikTok arsyen.

“A keni menduar ndonjëherë pse ekuipazhi i kabinës ulet kështu gjatë ngritjes dhe uljes?”, shprehet ajo.

“Ky quhet ‘pozicion i shtrëngimit'”, shtoi ajo. “Ky pozicion përfshin lidhjen e sigurt të rripave të sigurimit, uljen drejt, ulur mbi duar, krahët lart, gishtat e mëdhenj të vendosur, krahët të lirshëm si edhe këmbët në dysheme.

Qëllimi është të mbahet trupi në një pozicion të ngurtë në mënyrë që nëse ka ndonjë emergjencë e paplanifikuar, trupi të dëmtohet më pak. Kjo e mban lëvizjen e trupit të kufizuar në mënyrë që të ketë më pak shanse lëndimi./ Zoom.al