zoom

Lajme

Stilistja kosovare bën rrëfimin “intim”: Edhe shtratin e ndaj me Luana Vjollcën…!

Blerina Kllokoqi Rugova është stilistja e njohur nga Kosova, që kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur.

E ftuar në një intervistë në “Robi plaket kur don vet”, për të folur rreth koleksionit të saj të ri dhe modës, ajo s’mund të qëndronte larg pyetjeve për botën e showbiz-it. Blerina ka marrëdhënie të afërta me shumë të famshëm, por në rrjetet sociale ka spikatur shpesh miqësia e ngushtë me Luana Vjollcën.

E pyetur për raportin me moderatoren, Blerina tha “edhe shtratin e ndaj me të”, ndërsa nisi të tregonte edhe historinë e fillimit të miqësisë së bukur mes tyre.

“Unë dhe Luana që prej 7-8 vjetësh jemi si motra. E di si? Nga kliente kemi filluar dhe kemi krijuar një shoqëri aq të pastër dhe të mirë dhe sa herë vjen ajo në Prishtinë jam i vetmi person që telefonon, i ka raportet shumë të afërta me mua kështu që jam me të tërë kohën ose kur shkoj unë në Tiranë, ajo tërë kohën rri me mua. Është një shoqëri e pastër, e mirë, pa interes, pa nevojë, është e paqtë”, tha ajo.

Teksa u pyet nëse i kishte mbetur hatri ndonjëherë kur ka bashkëpunuar me dikë tjetër, ajo u përgjigj:

“Kurrë nuk më ka mbetur hatri. Edhe vajza ime mund të veshë produktet e dikujt tjetër se stili ta imponon, nuk mbaj kurrë inat dhe s’është logjike. Kemi raporte shumë të mira dhe të shëndosha. Është nga ato shoqëritë që edhe sikur të jem unë shumë e ngarkuar apo ajo, të paktën një mesazh e shkruajmë që a je mirë, a ka diçka të re”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura