zoom

Lajme

“Sterilizimi”/ Saimir Korreshi: Shoqe Vilma ka marrë 1.5 mln euro, është ngrohur në plazh

Në mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që të merret në pyetje edhe biznesmenia Vilma Nushi.

Mes demokratëve dhe socialistëve pati debate sepse të majtët nuk pranuan që të thirret Vilma Nushi, me argumentin se ajo nuk ka lidhje me këtë koncesion.

Por deputeti i PD Saimir Korreshi e akuzoi Vilma Nushin se ka marrë 1.5 mln euro nga lekët e shqiptarëve dhe për këtë arsye, sipas tij, edhe ajo është e detyruar të paraqitet në komision.

“Ju po thoni që ai që ka marrë lekët, nuk qenkan pjesë e kontratës. Vetëm këtu e dëgjojmë që nuk duhet të thirren ata që marrin lekët, kush i ka marrë leket e shqiptarëve? Vetëm devidenti ka rrujt një milion e gjysmë euro, quhet kjo? Në qoftë se kjo i ka marrë se ka shit ndonjë barake jashtë lekëve të shqiptarëve, dakord s’po e thërrasim.

Ka marrë lekët e shqiptarëve kjo, ka përfituar fonde publike dhe është e detyruar të vijë në këtë komision. Pikë! Shoku Edi Rama, a ishte ky që i ngriti këto koncesionet si fitore mbi xhon turqit. Këtë vit na shpjegoi se pse u ngrit projekt i këtyre PPP, kap ça të kapësh dhe ça suksesi ka pas në buxhet.

Shoku Edi Rama e ka bërë këtë kaq të madhe, se politikën e ka bazuar në këtë, fushatën e tij mbi PPP. Shoqa Vilma ka marrë 1.5 milionë euro, i ka çuar në plazh, është ngrohur atje me 1.5 milionë euro të shqiptarëve. Ne presim të kthehet, nëse është me pushime”, tha Saimir Korreshi.

Postime të lidhura