Aplikacion
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”.
Sipas vendimit, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, është dënuar me 6 vite burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim të dokumenteve në kuadër të kësaj dosjeje.
Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 4 vite në total.
Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por gjithashtu do të kryejë 4 vite dënim falë procedurës së shkurtuar.
Në të njëjtën kohë, të dy janë shpallur të pafajshëm për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, duke përjashtuar kështu akuzat më të rënda që lidhen me organizimin e veprimeve kriminale në mënyrë të strukturuar.
Për të pandehurit e tjerë, trupa gjykuese vendosi:
-Marsela Serjani 3 vite e 6 muaj burg me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, hiqet masa e sigurimit arrest në shtepi se e ka shlyer dënimin
-Sajmir Kadiu 3 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burgim
-Petret Mersini 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj
-Arben Gjata 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim i dënimit me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 24 muaj
-Genc Byrazeri 1 vit e 6 muaj burg, i ulet 1/3 duke shkuar në 1 vit burg, pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh dhe të përmbushet prej 6 muajsh
-Naile Ajazi 1 vit e 6 muaj burg me gjykim te shkurtuar 1 vit burg dhe pezullim i denimit me burg dhe konvertohet ne sherbim prove per 2 vite./ Zoom.al