zoom

Bota

Stafi i “Sky News” në Kiev goditet me armë

Stafi i “Sky News” në Kiev goditet me armë

Stafi i medias prestigjioze “Sky News” në Kiev ka përjetuar orë tmerri në kryeqytetin ukrainas teksa ranë pre e goditjeve me armë zjarri nga forca sabotatore ruse. Teksa po ecnin me makinë në distancë 30 km larg Kievit, ata u tronditën nga të shtënat me armë nga njësitë e armatosura pro-ruse. Njëri prej tyre, korrespondenti i “Sky News” në Ukrainë, Stuart Ramsey mori dy plumba në trup, por për fatin e jashtëzakonshëm, mundi të shpëtonte falë jelekut antiplumb që kishte veshur.

“E kam imagjinuar vdekjen time si të dhimbshme. Dhe kjo ndodhi kur u godita poshtë”, rrëfeu pas ngjarjes së rëndë Ramsey.

Postime të lidhura