zoom

Ekonomi

Stabilizohet euro, tregu valutor në Shqipëri me lëvizje të lehta

Stabilizohet euro, tregu valutor në Shqipëri me lëvizje të lehta

Sot në tregun e këmbimit valutor vërehen luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore të huaja. Dollari amerikan blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84 lekë, duke reflektuar forcimin e lehtë të monedhës amerikane në raport me lekun gjatë ditëve të fundit.

Euro, monedha më e përdorur në tregtinë dhe transaksionet financiare brenda vendit, sot blihet me 96.2 lekë dhe shitet me 97 lekë. Stabiliteti i euros në tregun shqiptar shoqërohet edhe me efektet sezonale, pasi në këtë periudhë të vitit zakonisht vërehet një rënie e fluksit të valutës që hyn nga emigrantët dhe sektori i turizmit.

Franga zvicerane regjistron sot një kurs blerjeje prej 102.9 lekësh dhe një kurs shitjeje prej 103.9 lekësh. Luhatjet e frangës shpesh lidhen me zhvillimet në tregjet financiare europiane, por edhe me kërkesën e investitorëve vendas për monedha më të qëndrueshme në periudha pasigurie.

Ndërkohë paundi britanik, i cili historikisht ka pasur një vlerë më të lartë në tregun shqiptar, sot blihet me 109.3 lekë dhe shitet me 110.5 lekë. Lëvizjet e kësaj monedhe vijojnë të ndikohet nga zhvillimet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe nga kërkesa e tregut vendas.

Postime të lidhura