Aplikacion
Sfida nisi me kuqezinjtë kërkues, të cilët iu afruan disa herë golit me Laçin, Asanin dhe Asllanin, por fati nuk ishte me ta.
Gjithsesi goli i parë erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me ukrainasit që kaluan në avantazh falë Konoplyas në minutën e 49’. Por festa e tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi në të 54’-ën, ishte Ardian Ismajli që barazoi sfidën.
Të besuarit e Sylvinhos ishin sërish kërkues dhe pas një aksioni fantastik në minutën e 66’, ishte Jasir Asani ai që e finalizoi siç duhej për të përmbysur rezultatin.
Rastet ishin sërish aty për kuqezinjtë për të shënuar dhe golin e tretë me Manajn dhe Hoxhën, por pa mundur të tundnin rrjetën.
Kështu Shqipëria merr tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Grupin B1, duke mundur dhe për herë të parë në histori Ukrainën pas 5 disfatave dhe 1 barazimi. Takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë në 10 shtator, pra 20:45 në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, e cila gjithashtu mori tre pikë në sfidën e parë pas fitores 4-1 me Republikën Çeke./ Zoom.al
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia