zoom

Lajme

Spanja “vallëzon” duke përmbysur Gjeorgjinë dhe gjen Gjermaninë. Anglia ende pa “luanë”

Spanja “vallëzon” duke përmbysur Gjeorgjinë dhe gjen Gjermaninë. Anglia ende pa “luanë”

Spanja vijon të dhurojë spektakël, edhe pse kaloi në disavantazh, duke përmbysur Gjeorgjinë në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e EURO 2024 dhe fitoi 4-1 duke shkuar kështu në çerekfinalen e Europianit me spektakël.

Por jo pa vuajtje, ashtu sikurse edhe Anglia që luajti në orën 18:00 të së dielës dhe u surprizua nga Sllovakia e pafat, teksa në minutën e 95 rofeshata e Bellingam shpëtoi nderin e britanikëve, që u panë si favoritë nga nisja, por ende nuk bindin.

Çifti i parë i çerekfinaleve është finalja e parakohëshme Gjermani-Spanjë, me “pancerat” që shihen si favoritët realë për trofeun, edhe për faktin se luajnë në shtëpi. Por Spanja ka dhuruar spektaklin deri tani.

Çifti tjetër është ai Angli-Zvicër, me ishullorët që iu desh shtesa ndaj Sllovakisë dhe goli i Kane për t’u kualifikuar dhe helvetët që hoqën qafe italianët kampionë në fuqi, duke i shkurorëzuar. Zvicra fitoi 2-0 të shtunën, teksa skuadra e shqiptarëve sheh nga çerekfinalja. Gjermania kaloi jo pa vështirësi Danimarkën e pafat, që në një minutë pa teksa VAR-i i anulonte golin për pozicion jashtë loje dhe i njëjti lojtar shkaktonte penalltinë e akorduar po nga VAR-i, duke u shkatërruar ëndrrat.

Spanjë-Gjeorgji dhuroi spektakël dhe gola. Ku të besuarit e De La Fuentes e nisën sfidën “zjarr”, duke ushtruar presionin konstant Kvara-s me shokë dhe duke iu afruar disa herë golit. Gjithsesi, kur nuk shënon e pëson. Ekip i Sagnol festoi në të 17-tën minutë, teksa Le Normand realizoi një autogol të pafat. Goli i barazimit mban firmën e Rodrit, në të 39-tën.

Në pjesën e dytë, Ruiz shënoi (51’), duke përmbysur shifrat, ndërsa Williams dhe Olmo thelluan shifrat. Kështu, Spanja gjen Gjermaninë në çerekfinale.

Sot luhet një tjetër finale e parakohshme, Belgjikë-Francë, të dyja shiheshin si pretendente në nisje, por me belgët që zhgënjyen disi dhe me “gjelat” që shfaqën luhatje në shënim golash, me vetëm 2 të tillë deri tani, ku një prej tyre me autogol ndaj Austrisë dhe tjetri me penallti ndaj Polonisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura