zoom

Aktualitet

Spanja njeh pasaportat e Kosovës, lëvizje e lirë drejt shtetit spanjoll

Spanja njeh pasaportat e Kosovës.

Lajmin e dha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi në “Facebook”.

Njohja e pasaportave nga shteti spanjoll vjen pas liberalizimit të vizave për Kosovën, çka do të thotë se shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt Spanjës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkruan Bislimi në “Facebook”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ku bëjnë pjesë Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.