Aplikacion
SPAK ka arrestuar sot shefin e policisë rrugore të kryeqytetit Roven Zeka.
Bashkë me të është prangosur edhe Shefi i Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Burime të Zoom.al thanë se ata akuzohen për korrupsion, pasi i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Edison Tabaku u arrestua të premten në zyrat e Agjencisë së Mbikqyrjes Poliore të Tiranës. Agjentët e AMP dhe ata të BKH e kishin thirurr për ta marrë në pyetje.
Ndërsa Roven Zeka u arrestua mesditën e të shtunës në Tiranë. Në momentin kur agjentët e AMP u komunikuan vendimin e SPAK ai ia mbathi me vrap, por nuk arriti të ikë.
Më herët Zoom.al ka denoncuar shkeljet e shumta të Zekës në detyrën e tij si shef i qarkullimit. Opozita e ka akuzuar atë si të lidhur me bandën kriminale të Emiljano Shullazit.
Roven Zeka konsiderohej si njeri i besuar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. /Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit