Aplikacion
Ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në Tiranë për të asistuar punën e prokurorëve të SPAK.
Mësohet se këtë të mërkurë ata kanë zhvilluar takime në ambientet e SPAK dhe GJKKO.
Ekspertët e OPDAT kanë qenë me mision në vendin tonë për të asistuar për reformën në drejtësi para se presidenti amerikan, Donald Trump të urdhëronte pezullimin e fondeve për shumë shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.
Pas këtij vendimi, ekspertët amerikanë u larguan nga Tirana në shkurt.
Por një muaj më vonë ata janë rikthyer, duke dhënë sinjale se mbështetja e SHBA ndaj SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta do të vazhdojë./ Zoom.al


