Aplikacion
Hetimet e nisura nga SPAK ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, kanë përfunduar. Sipas burimeve zyrtare, sot në orën 10:00 ishte parashikuar që Ilir Meta të njoftohej formalisht për mbylljen e hetimeve, por procedura është shtyrë.
Shkak për shtyrjen është bërë një kërkesë nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka njoftuar se ndodhet me pushime. Si pasojë, njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë.
Ndërkohë, pasditen e sotme pritet që Monika Kryemadhi dhe nëna e saj të njoftohen zyrtarisht për përfundimin e hetimeve ndaj tyre.
Ky proces është pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga SPAK mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion që përfshijnë figurat e larta politike dhe familjarë të tyre.
