zoom

Aktualitet

SPAK kërkon 2,5 vite burg për kryebashkiakun Fredi Beleri. Ja çfarë ndodh me përllogaritjet

SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, por nëse shpallet fajtor, pritet ulja me një të tretën e dënimit dhe që mund të parashikojë ulje të tjera.

Kurse për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove.

Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Beleri qëndron në paraburgim prej një viti sipas përllogaritjeve të bnurgut dhe nëse GJKKO do pranojë uljet, mund t’i mbeten vetëm disa muaj, ose dënimi i mbetur t’i konvertohet shërbim prove dhe të pezullohet. /ZOOM.AL/