zoom

Aktualitet

SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën, avokati: E paligjshme!

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, në një dalje për mediat sot reagoi ndaj masës së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin që është arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

“Seanca kishte të bënte për kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës në arrest shtëpie. Që në fillim ne kërkuam që të jepte dorëheqje gjyqtarja. Ajo nuk u shpreh, as pro dhe as kundër. Kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD. Vijoi seanca deri në momentin kur shteroi biseda. Seanca u shty,”- thuhet në reagimin e Kuvendit.

Më tej vijon:

“Dua të denoncoj në paligjshmëri, se masa arrest shtëpie me mbikëqyrje policore. Do të paraqitemi dhe nesër. Në asnjë rast, ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi i atij që i vendoset. Mund ta ketë bërë policia për persona shoqërisht të rrezikshëm që u kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit. U është vënë mbrojtje policore në mënyrë që të mos arratisen.” /ZOOM.AL/