zoom

Aktualitet

SPAK heton fondet e Rithemelimit, merr në pyetje Indrit Hoxhën

SPAK heton fondet e Rithemelimit, merr në pyetje Indrit Hoxhën

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi që lidhet me financimin e Kuvendit të Rithemelimit.

Sipas informacioneve paraprake, thirrja e Hoxhës në SPAK ka të bëjë me verifikimin e burimeve financiare të përdorura për organizimin e Kuvendit të Rithemelimit, i cili u zhvillua në vitin 2021.

Ky Kuvend u iniciua nga ish-kryeministri Sali Berisha, në një periudhë kur Partia Demokratike ndodhej në një konflikt të thellë të brendshëm për drejtimin, vulën dhe logon zyrtare të partisë.

Hetimet e SPAK synojnë të sqarojnë nëse financimi i aktivitetit politik është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi për partitë politike dhe transparencën financiare, si dhe nëse ka pasur shkelje të mundshme ligjore në burimin apo përdorimin e fondeve./ Zoom.al

Postime të lidhura