Aplikacion
Një ditë më parë SPAK dhe autoritetet italiane konkluduan një operacion ku goditën një rrjet të trafikut të ilaçeve nga Italia në Shqipëri dhe të dërgimit të pacientëve nga Shqipëria në Itali kundrejt shumave të mëdha të parave.
Autoritetet bën të ditur se kanë arrestuar 9 persona, ndërasa kishin nën hetim edhe disa të tjerë, përfshi këtu edhe disa mjeke në Shqipëri.
Mediat zbardhën pjesë të këtyre hetimeve që zhvillohen në Shqipëri si pjesë e këtij operacioni, ku në pah del sërish emri i mjekut të njohur Edvin Prifti.
Nisur nga kjo, ky I fundit ka reaguar ashpër ditën e sotme.
Teksa hedh poshtë të gjitha akuzuat e ngritura në media ndaj tij, ai thekson se qëllimisht SPAK lakon emrin e tij për ti ndakluar në çfarë do lloj mënyre ushtrimin e aktivitetit të tij të mjekut.
Statusi i mjekut
Duke e marre shume seriozisht pozicionin tim si i hetuar per dy akuza teper serioze nuk kam dashur te prononcohem para sqarimit ne gjykate, por i ndodhur ne rrethanat ku “gjygesia” po behet jashte salles se gjyqit me akuza absolutish fallco dhe me “gjasme fakte” ndjej nevojen te sqaroj kedo te interesuar. Jam ne hetim prej nje viti e gjysem dhe ne pergjim prej tre! Ne keto TRE VITE, SPAK nuk ka gjetur asgje per te faktuar pretendimet e tij, dhe nderkohe vazhdohet me lojera mediatike me qellimin e vetem, pengimin e punes time! Qellimi nuk eshte gjetja e te vertetes dhe e te drejtes, por thjesht TE ME NDALOJE USHTRIMIN E PROFESIONIT qofte edhe ne privat (tregues i qarte qe porositesit nuk jane te interesuar per fondet publike, por shmangien nga perballja me zotesine). Dje per heren e disate ne keto vite inkuizicioni, institucioni ne fjale ka terrorrizuar mua dhe familjen time. Me perpjekjen e disate per te me perfshire tashme ne nje skandal akoma dhe me te “strukturuar kriminal” e cka me tjeter mund ti shkoje ne mendje ketyre per te nxire emrin tim, a thua skane bere mjaftueshem deri tashme!
Lidhur me kete ceshtje une distancohem nga cdo perfshirje me cka eshte deklaruar turpshem ne media dhe sqaroj:
Akuza e gjetur nga zgavrat e thella te ligesise dhe tendenciozitetit me beri edhe anetarin e grupit kriminal? Dikushi ne SPAK gjeti celesin “e duhur” per te perfshire emrin tim ne kete ceshtje, dhe e vetmja arsye ishte qe emri im te lakohej perseri, tashme gjoja nen influencen e nje vendi sikurse Italia per ta bere me te absorbueshme djallezine. Media do e bente akoma me te besueshme. Pikerisht ne nje ceshtje te tille permendet vetem emri im dhe asnje nga gjashte emra te tjere?! Po keshtu ndodhi edhe mese nje vit e gjysem me pare, kur “rastesisht” u perfshi edhe emri im ne nje fabul te trilluar, pa asnje fakt dhe arsye, madje kur transkriptet dhe deshmite tregonin te kunderten e akuzes!
E verteta e qarte eshte se ne kete kalvar kaq te veshtire per mua, SPAK ka patur ne dispozicion gjithe kohen e mundesine per te trajtuar me seriozitet ceshtjen dhe te sqaroje cdo dyshim, por per habi ka zgjedhur te bej gjygjesi e lojera ne media duke risjelle dhe rivalizuar ne menyre postmoderniste tashme, gjyqet popullore dhe modelin e Saloth Sar. Nuk e di se cilin model perfaqeson kjo?! Prisni kur ndonje i penduar i ligjit te jape emrin tim si ndonje urdherues te ndonje vrasjeje ose kur te ngjitem ne hierarkine e inceneratoreve apo te ndonje ppp.
Me lejoni te sqaroj perseri se:
Kur une paskam qene kaq kriminel i rrezikshem i perfshire gjithkund, pse ska asnje prove kunder meje, por luhen lojera te shemtuara pa pyetur se keni perpara nje mjek qe ka sakrifikuar gjithe jeten per nje profesion qe e kam kryer gjithmone me pasion dhe devotshmeri!
Sot zoti (ose zotat e sistemit) kane vendosur te me japin sfida te tjera qe sme kane shkuar kurre ndermend, por une do t’i luftoj me seriozitetin dhe vendosmerine time pasi askush nuk mund te me perdhosi. Makiaveli thoshte – “me mire nje akuze e sqaruar sesa nje akuze e pabere”. une nuk jam Makiaveli por guxoj te them “ne mes te pisllekut
askush nuk njolloset pervec atij qe rri larg dhe qe pislleku e godet me zhgulmen e tij”.