E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim dosjet e 12 të pandehurve, mes tyre edhe “të fortin e Myslym Shyrit”

Dokumenti/ Nga armëmbajtja pa leje, deri tek atentatet dhe vrasjet me pagesë

13/05/2022
in Aktualitet, Slider
0
SPAK dërgon për gjykim dosjet e 12 të pandehurve, mes tyre edhe “të fortin e Myslym Shyrit”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim dosjet e 12 personave të cilësuar si të pandehur për vepra të ndryshme penale që kanë kryer.

Ndërkohë, në dokumentin më poshtë SPAK rendit akuzat e12 të pandehurve duke nisur që nga armëmbajtja pa leje, deri tek atentatet dhe vrasjet me pagesë. Gjithashtu, SPAK ka dërguar për gjykim të “fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalit, Enver dhe Ermond Jamakun, Sokol Xhurën si dhe ndaj 7 të pandehurve të tjerë.

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.52 të vitit 2021”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.52 të regjistruar në datën 10.02.2021, ka dërguar per gjykim kërkesën, kundër të pandehurve:

1- Gjergji Cukali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

2- Enver Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

“Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, të parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të të pandehurve Sokol Xhura dhe Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Sokol Xhura dhe Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3- Ermond Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Enver Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.

4- Blendi Deda, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Enver Jamaku, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

5- Paris (Bledar) Prenga, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të hetuarit Blendi Deda, Flor Abazi, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

6- Flor Abazi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme :

“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Prodhimit dhe mbatjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për sasinë prej 7,641gr lëndë narkotike kokainë.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
“Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, për mbajtjen pa leje të 16 fishekëve 9mm, të cilët janë në gjëndje të rregullt teknike.

7- Sokol Xhura, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku, Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.

8- Akil Kulla, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku dhe Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave të cilat plotësojnë kushtet e armëve së ftohta, prerëse me tel.

9- Algert Hysa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për mbajtje të municionit dhe armëve në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 dhe 4 të Kodit Penal.

10- Arben Sufa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në banesë dhe për faktin e modifikimit të pjesëve në zotërim të tij, të parashikuara nga neni 278/4, 8 të Kodit Penal.

11-Bujar Jaupi, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas paragrafit 4 të nenit 278, të K.Penal
“Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e thikave artizanale, të cilat plotësojnë kushtet e armës së ftohtë, me teh.

12- Petrit Shera, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të municionit në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 të K.Penal.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.

Tags: akuzati forti i myslym shyritSPAK

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Lajm i rradhës
Shqipëria ndër vendet që marrin më shumë para nga emigrantët. Lufta po i redukton ato

Shqipëria ndër vendet që marrin më shumë para nga emigrantët. Lufta po i redukton ato














Të fundit

Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
Politikë

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In