zoom

Stil

Sot miq, dikur armiq/ Ç’ndodhi vite më parë mes Olsi Bylykut dhe Luana Vjollcës

Teksa aktualisht, Olsi Bylyku dhe Luana Vjollca janë miq dhe kolegë, vite më parë marrëdhënia e tyre nuk ka qenë aspak e mirë.

Ishte Luana ajo që me rastin e ditëlindjes, uroi Olsin në Instagram, duke rikthyer në vëmendje të shkuarën: “Gëzuar ditëlindjen armik dikur e super mik sot. I talentuar dhe punëtor mbetsh tërë jetën.”

Por çfarë ndodhi mes tyre vite më parë? Shkak i “armiqësisë” së Luanës ndaj Olsit ishin batutat që ky i fundit kishte bërë për disa këngë të Luanës gjatë kohës kur shfaqej si personazhi Kimikati në “Portokalli”.

Luanës nuk i kishin pëlqyer komentet dhe i kishte bërë bllok në rrjete sociale. Madje, kishte refuzuar edhe ftesën për të marrë pjesë në një projekt kinematografik me Olsin.

Megjithatë, Olsi nuk e refuzoi ftesën e Luanës për të qenë kapiten në emisionin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan. Tani, dyshja janë miq të mirë./ Zoom.al