zoom

Lajme

Sot luhen 15 ndeshje të Europa dhe Conference League. Përballjet, oraret dhe takimet e kthimit

Pas Sporting-Atalanta mbrëmë, që u mbyll 1-1, sot 14 skuadra do të zbresin në fushë, për të luajtur ndeshjet e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Europës. Të kthimit luhen më 14 mars.

Në orën 18:45 Liverpuli do të përballet me Spartën e Pragës në transfertë njësoj si Bajer Leverkuseni me Karabakun.

Ndërsa Roma do të presë Brajtonin e De Zerbit. Në mbrëmje në orën 21:00 Milani do të luajë me Slavian e Pragës.

NDESHJET DHE ORARI:

ROMA-BRAJTON 18:45

SPARTA PRAGA-LIVERPUL 18:45

KARABAK-LEVERKUSEN 18:45

OLIMPIK MARSEJË-VIJAREAL 21:00

MILAN-SLAVIA PRAGA 21:00

FRAIBURG-UEST HEM 21:00

BENFIKA-REJNXHËRS 21:00

Teksa 16 skuadra të tjera do të zbresin në fushë në ndeshjet e vlefshme për çerekfinalet e Ligën së Konferencës. 4 duele do të luhen në orën 18:45 dhe 4 të tjerat në orën 21:00.

Ajaksi do të përballet me Aston Vilën ndërsa Olimpiakosi me Makabi Tel Aviv. Fenerbahce do të sfidojë në transfertë Rojal Union njësoj si Fiorentina Makabi Haifën.

NDESHJET:

OLIMPIAKOS-MAKABI T.A. 18:45

MOLDE-KLUB BRYZH 18:45

AJAKS-ASTON VILA 18:45

SHTURM GRAZ-LILË 18:45

ROJAL UNION-FENERBAHÇE 21:00

SERVETE-VIKTORIA PLZEN 21:00

MAKABI HAIFA-FIORENTINA 21:00

DINAMO ZAGREB-PAOK 21:00

/ZOOM.AL/