Aplikacion
Besimtarët myslimanë në mbarë botën përkujtojnë gjatë muajit të Ramazanit Nata e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme dhe më të shenjta për fenë islame.
Kjo natë konsiderohet si nata kur ka filluar zbritja e Kuranit tek profeti Muhamedi, përmes engjëllit Xhibril. Sipas besimit islam, adhurimi dhe lutjet gjatë kësaj nate kanë një vlerë të jashtëzakonshme, pasi konsiderohet se janë më të vlefshme se adhurimi i një mijë muajve.
Nata e Kadrit bie gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit Ramazani dhe besimtarët e kalojnë këtë natë në lutje, falje namazi dhe kërkim faljeje për mëkatet.
Në shumë xhami organizohen falje të posaçme dhe besimtarët mblidhen për të kryer adhurime deri në orët e para të mëngjesit. Për myslimanët, kjo natë është një moment reflektimi, pendese dhe shprese për mëshirën e Zotit.