zoom

Lajme

Sonte finalja e madhe e BBV, kush do jetë fituesi mes 5 banorëve? Kush është i preferuari i fansave

Pas pak orësh ankthi dhe pritja merr fund. Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

Finalja e madhe e 25 majit ka mbërthyer publikun, duke pritur edhe shpalljen fitues të këtij edicioni mbrëmjen e sotme, ku duket se përballja ka qenë edhe më e fortë.

Por veç lojës, një rëndësi të veçantë kanë pasur edhe rrjetet sociale, ku ‘lufta’ për ndjekës ka qenë e fortë. “Top Albania Radio”, si çdo javë, ka sjellë një përmbledhje të personazheve të këtij edicioni. Dhe duket se në ditët e fundit para finales, ndryshimet kanë qenë të mëdha në rrjetet e tyre sociale, duke shtuar numrin e ndjekësve. Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”.

Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 454 mijë. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë.

Ndonëse situata në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë. Kujtojmë që prej pothuajse 2 muajsh, kjo rritje ësh të konstante për Julin, duke mos e kaluar asnjë pragun e 1 mijë ndjekësve të rinj. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.

Kalojmë tek çifti brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 343K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 147 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve. Kujtojmë se që nga nisja e këtij formati, deri pak javë më parë, Romeo ishte banori që kishte edhe shtimin më të madh në “Instagram”. Shifra deri në 26 mijë më shumë për një javë numëroheshin në “Instagram”-in e Romeos.

Por tashmë rritja për të është minimale. E duket se edhe ky fakt nuk shkon paralel me votat e publikut. Kujtojmë që në një televotim kokë më kokë me Heidin, Romeo u shpall finalisti i parë, duke lënë pas me vota partneren e tij. Prej gati 1 muaji, Heidi është gjithnjë para Romeos me shtimin e ndjekësve në rrjetet e saj sociale, duke treguar se në këtë çift ajo është e preferuara e publikut.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me plot 6 mijë ndjekës dhe tani numëron 341K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”- in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herë-herë shifrat kanë qenë minimaliste. Kujtojmë se javën e shkuar, Meritoni u surprizua nga vëllezërit dhe motra e tij. Një surprizë që u duartrokit dhe u pëlqye shumë nga publiku. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen që konkurrenti ka pasur në rrjetet sociale, duke u shndërruar në një nga banorët me më shumë shtim aktiviteti në rrjetet e tij sociale.

Shtimi i tij i madh në “Instagram” përkthehet edhe me ndjekësit që vijnë nga Kosova, por edhe nga diaspora. Duke qenë i vetmi shqiptar i Kosovës në këtë finale, ndjekësit nga Kosova janë angazhuar edhe më shumë në rrjetet e tij sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për të. Nga të shumtë, Meritoni është përcaktuar edhe si fituesi i këtij edicioni, duke marrë kështu jo vetëm votat e Shqipërisë, por edhe të Kosovë e diasporës.

Ndërsa banorja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë është Egla Ceno, e cila ka shtuar plot 7.1K në “Instagram”. Prej më shumë se 1 muaji, aktorja kishte nisur të kishte humbje në rrjetin e saj sociale. Shpesh loja e saj e dhunshme është përkthyer edhe në braktisje nga fansat e saj. Por tashmë që finalja ka mbërritur, duket se ndjekësit kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Eglën.