zoom

Politikë

Sollaku në KQZ, mbron kryebashkiakun Hajdari: Rasti Qerimaj flet në favorin tonë…!

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili sipas opozitës , nuk ka deklaruar se është dënuar në vitin 1999 në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në fjalën e tij, avokati i Hajdarit, Theodhori Sollaku është shprehur se rasti i Qerim Ismailit flet në favor të tyre, ndërsa shton se masa ndaj Hajdarit duke qenë se ishte i mitur në kohën e ndalimit ka qenë dënim shoqëror, dënim që në ato vite nuk kanë qenë i parashikuar në kodin e vendit tonë.

Sollaku shton se edhe pas miratimit të ligjit për të miturit në vendin tonë në vitin 2018, është parashikuar që për masa të ngjashme, personi quhet i padënuar. “Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë”.

Deklarata e Sollakut:

“Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë. Lidhur me problematikat që ngriti iniciuesi, keni një vendim me dënim qortim shoqëror. Në ato vite kodi jonë nuk ka pasur vendime të tilla. Në janar të 2018 është miratuar ligji për të mitur, aty janë parashikuar disa masa të ngjashme dhe në finale është parashikuar që nëse ke masa të tilla, quhesh person i padënuar. Pra nëse prokuroria ndesh nje situatë që parashikon ky ligj, është e detyruar të mos e  filloj, por nëse nuk e ka bërë prokuroria, gjykata duhet ta pushojë cështjen. Edhe sikur të pranohet cfarë është iniciuar, ne rivlerësojmë që nuk quhet i dënuar. Sa i përket rastit të dëbimit të vitit 2017, ne nuk kemi dijeni, se janë informacione policore, por aty është thënë që në 2017 është hedhur në sistem ajo që  ka ndodhur në vitin 1999”, tha Sollaku.