Aplikacion
Por, duke mos kapërdirë dot humbjet e njëpasnjëshme të gjyqeve ndërkombëtare, Rama hodhi në tavolinë tezën për të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i kësaj gjykate.
“Së pari, meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë, me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por, ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh se Shqipëria i ka paguar ato para!
Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje nëpër makina në bulevard dhe poshtë dyerve që ikën 100 milionë!!! Ja që këto 100 milionë, nuk paska ikur pra! Dhe ju po bëni pyetjen “janë bllokuar apo s’janë bllokuar”, domethënë që s’janë fare gjëkundi në xhepin e atij mashtros dhe mendoj se ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke u thënë të kundërtën. Për sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët!” tha Rama.