zoom

Bota

SKANDALI me financimet nga Katari/ Lirohet nga burgu eurodeputetja

Autoritetet belge kanë liruar nga burgu të dyshuaren kryesore në zemër të skandalit të korrupsionit që tronditi asamblenë e Bashkimit Evropian të premten dhe e vendosën atë në arrest shtëpiak.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit Eva Kaili do të qëndrojë në arrest shtëpie dhe do survejohet me përgjim elektronik ndërkohë që hetimet për çështjen ‘para për favore politike’ vijojnë.

Deputetja greke u hoq nga posti i nënpresidentes pasi u arrestua në fund të vitit të kaluar me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

Prokurorët belgë dyshojnë se Kaili ishte mes disa personave që dyshohet se ishin paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimmarrjen në asamble. Të dy vendet i mohojnë akuzat.