zoom

Aktualitet

Skandal/ Zbulohen 4000 rrënjë kanabisi në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Skandal/ Zbulohen 4000 rrënjë kanabisi në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është zbuluar në një banesë në Peqin, ndërsa rasti ka çuar në pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Mësohet se banesa ishte e Bilal Hasës.

Pas publikimit të lajmit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme administrative. Në njoftim thuhet se Hasa është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve nga autoritetet përkatëse.

Operacioni policor u zhvillua pasditen e 19 marsit, ku në banesën që dyshohet se lidhet me Hasën u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabisi. Pas kontrollit, ai nuk është lokalizuar as në shtëpi dhe as në vendin e punës, duke bërë që policia ta shpallë në kërkim./ Zoom.al

Postime të lidhura