Aplikacion
Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.
Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstatimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë personat.
Pre e dhunës fizike ka rënë drejtuesi i IMT-së dhe efektivi i policisë rrugore. Ky i fundit ka pësuar fraktura të rënda në kokë, i cili ndërhyri për të shuar debatin.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike u zhvillua sot, në hyrje të qytetit të Vlorës.

Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës